Drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit (në gjendje të dehur).

Disa këshilla praktike si më poshtë vijojnë: 

  1. Me ndryshimet e vitit 2021 të Kodit Rrugor, drejtuesi i mjetit nuk duhet të ketë pirë ASPAK alkool kur drejton mjetin.
  2. Etilometri (Dräger) që përdor policia rrugore, mat sasinë e alkoolit që përmbahet në frymë, por nuk tregon saktësisht gjendjen e dehur të drejtuesit të mjetit. Analiza e alkoolit në gjak është më e saktë.
  3. Si çdo pajisje matëse, edhe etilometri që mat alkoolin në frymë duhet të jetë i kontrolluar dhe i kolauduar. Kërkoni gjithmonë sqarime nga punonjësi i policisë për kolaudimin e aparatit sipas legjislacionit përkatës.
  4. Nëse NUK pranoni të kryeni testin e alkoolit apo marrjen e gjakut për kryerjen e analizës, MUND të jeni subjekt i veprave të tjera penale si Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik apo Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik, të parashikuara nga nenet 236 dhe 242 të Kodit Penal. 
  5. Nëse rezulton që niveli i alkoolit është mbi 0.5mg/l, atëherë bëhet arrestimi dhe regjistrohet procedimi penal për veprën penale të “drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Në këtë moment, kodi i procedurës penale kërkon detyrimisht një mbrojtës që të mbrojë të drejtat tuaja.