Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve narkotike.

Disa këshilla praktike. Policia mund t’ju ndalojë gjatë kohës që jeni duke drejtuar mjetin për shkak të kontrolleve rutinë, për shkak se ka ndjerë një aromë në mjetin ku ndodheni juve si drejtues, ose për shkak të informacioneve në rrugë operative.

Çdo lloj substance që përfshihet në kategorinë e lëndëve narkotike e psikotrope sipas ligjit nr.79, datë 26.07.1995 i ndryshuar, përbën shkak për ngarkimin me përgjegjësi penale si dhe marrjen e masës së pezullimit të lejedrejtimit (patentës).

Neni 202 të Kodit Rrugor, ligjërisht është e ndaluar të drejtosh mjetin gjatë kohës kur të është pezulluar lejedrejtimi (patenta). Nëse drejton mjetin gjatë kësaj kohe, atëherë hiqet lejedrejtimi (patenta)

Megjithatë, në disa raste përjashtimore, kjo sjellje mund të mos jetë ndëshkuese, mbështetur në disa kushte e rrethana të caktuara.