Policia e Shtetit disponon një sistem ku hedh dhe administron të dhëna për personat që janë shoqëruar prej saj. Këto të dhëna ruhen për qëllim të parandalimit të veprave penale.

Çfarë të dhënash ruhen?

Në këtë sistem ruhen:

Gjenealitetet e personit

Përshkrimi i pamjes së personit, përfshirë shenja të veçanta;

Punën që kryen;

Arsyet e shoqërimit, ose ngjarja ku ka qënë i përfshirë;

Veprën penale për të cilën është arrestuar apo ndaluar;

Të dhënat e administruara nga Qëndra e Përpunimit të të Dhënave, hyjnë në sferën e të dhënave sensitive sipas parashikimeve të ligjit nr.9887/2008.

Këto të dhëna personale nuk mund të ruhen në pafundësi, por afati i ruatjes së tyre duhet të jetë proporcionale me qëllimin e mbledhjes së tyre. Për pasojë, çdo person, emri i të cilit është i pasqyruar në këtë sistem, gëzon të drejtën për të kërkuar fshirjen.

Përse paraqet rëndësi pajtimi i një avokati për këtë rast?

Një person që ka të regjistruar emrin në këtë sistem, mund të jetë subjekt shoqërimi nga Policia për ngjarje të ndryshme që mund të ndodhin në vendin e tij të banimit.

Të dhënat personale për personat e shoqëruar, të ndaluar në ambientet e Policisë së Shtetit, nuk mund të mbahen në pafundësi, përveç kur kanë një rëndësi të madhe për rendin dhe sigurinë publike.