Përgjegjësia prindërore.

Kur uniteti në familje shpërbëhet dhe marrëdhëniet familiare bëhen të vështira një nga gjërat më të rëndësishme për tu ruajtur nga ana juaj është lidhja me fëmijën tuaj.

Përgjegjësia prindërore u përket dhe ushtrohet së bashku nga prindërit në lidhje me fëmijën e lindur gjatë martesës suaj apo gjatë bashkëjetesës, nëse është njohur nga të dy prindërit. Ajo është një e drejtë dhe një detyrë njëkohësisht e prindërve. Nëpërmjet ushtrimit të përgjegjësisë prindërore sigurohet mirëqënia emocionale, sociale dhe materiale e fëmijës. Përgjegjësia prindërore ushtrohet duke u kujdesur për të, duke mbajtur raporte vetjake me të, duke i siguruar atij mirërritjen, edukimin, arsimimin, përfaqësimin ligjor dhe administrimin e pasurive të tij.

Por, kur zgjidhet martesa apo kur i jepet fund bashkëjetesës një nga elementët kyç të procesit është edhe ushtrimi i përgjegjësisë prindërore. Kujt do ti lihet fëmija për rritje dhe edukim ? Çfarë të drejtash dhe detyrash ka prindi tjetër ?

Krijohet një konfuzion edhe më i madh kur çiftet të cilat kanë bashkëjetuar nuk dinë ku të drejtohen për rregullimin e pasojave të mbarimit të bashkëjetesës.

Zyra jonë iu ndihmon të arrini një marrëveshje ligjore që i përgjigjet interesave tuaja përsa i përket përgjegjësisë prindërore si në rastin e martesës po ashtu edhe në atë të bashkëjetesës.